Flash

Dikur sulmonte ata që kopjonin, sot Kelvi bën të njëjtën gjë vetë (Video)

Lapsi.al 5 October 2018
Dikur sulmonte ata që kopjonin, sot Kelvi bën të

Kush mund ta harroj debatin viral të Kelvi Kadillit he Ermal Mamaqit. Dhe arsyeja ishte "çiçi" më saktë pyetja "A e bën çiçin në dush?".Në një puntatë të emisionit "Xing me Ermalin" ku i ftuar ishte Albi Nako, Ermali i drejtoj këtë pyetje njërës prej vajzave që ndodhej në lojën që zhvillohej. Fill pas këtij emisioni reagimi i Kelvit ishte i menjëhershëm ku e akuzoi të larpërmendur për kopjim. “Imitimi është forma më e lartë e adhurimit,” tha Kelvi në Instagram, ndërsa në “Pop Culture” transmetoi një montazh ku shfaqeshin lojërat që Ermali luante me të ftuarit në “Xing me Ermalin” paralel me emisionet e huaja nga ku ishin vjedhur. Ermali nuk i dha shumë rëndësi kësaj ngjarje duke thënë se nuk e njihte moderatorin që sipas aludimeve e kishte kopjuar.

Por pas afro një viti, me ndryshimin e emisionit "Pop Culture", edhe Kelvi nuk është më i njëjti. Më parë ai akuzoi kolegun për kopjim ndërsa sot në emisionin që moderon po bën të njëjtën gjë. “Ellen’s Burning Question” i Ellen DeGeneres është ekzaktësisht e njëjta gjë. Një i ftuar, tavolinë e bardhë, sfond i zi me flakë dhe dy butona që s’i shpërbejnë formatit. I njëjti emision më sfond të njëjtë është në moderimin e Kelvit, por me një ndryshim loji i pyetjeve. Pyetjet e Ellen janë të shkurtra dhe presin përgjigje të shkurtra. Zakonisht, pas të ftuarit, pyetjes i përgjigjet dhe vetë Ellen. Ndërsa Kelvi bën pyetje më të hapura që lënë vend dhe për monologje të shkurtra. Ai vetë nuk u përgjigjet pyetjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=Rd_AzqOqgrk

https://www.youtube.com/watch?v=61VUWa8FUww

Të këshilluara

Grupi "Nirvana" drejt ribashkimit?! (Video)

Ç’do të ndodhë më 6 tetor në “CalJam 2018”, festivali i “Foo Fighters”, në Kaliforni? Janë të shumtë ata që presin ribashkimin e “Nirvana”. Ëndrrat e fansave u ...

13:34

Arrestohet modelja amerikane

Aktorja dhe modelja Emily Ratajkowski njoftoi në Twitter se është arrestuar, teksa protestonte për emërimin e Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë. “U arresto...

11:55

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI