Flash

Ç'po ndodh tani në Spitalin Ushtarak ku gjendet Vis Martini (FOTO)

Lapsi.al 5 October 2018
Ç'po ndodh tani në Spitalin Ushtarak ku gjendet Vis Martini

Spitali i Traumës në Tiranë apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak, ka marrë pamje të frikshme mbrëmjen e sotme pas atentatit në zonën e ish-Bllokut. Mbi 100 forca policie janë vendosur në ambiente të ndryshme të këtij spitali, ku janë dy personat e plagosur, Laert Hasa dhe Ervis Martini.

Ky i fundit dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit që tronditi Tiranën. Por breshëritë brenda lokalit lanë të vdekur truprojën e Vis Martinit, një të ri që është identifikuar si Rigers Gaxha. Martini ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar me mister. Ndonëse kanë kaluar disa orë nga ky atentat, policia në njoftimin paraprak as nuk i ka përmendur emrat e personave të përfshirë, diçka kjo e pazakontë.

As për autorët nuk dihet gjë. Nga ana tjetër, rrethimi i Spitalit Ushtarak në këtë mënyrë, për shkak të frikës nga ndonjë hakmarrje e mundshme mes bandave rivale, është një tjetër gjë e pazakontë. Por duhet thënë që ka simbolikë të fortë. Policia është e tulatur para krimit. Ata që bënë atentat në zemër të Tiranës dhe ikën të pashqetësuar nga askush, natyrisht që mund të vijnë edhe në spital. Kujtojmë se Ervis Martini është një personazh i njohur i botës së krimit në vend. Ai ishte i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës te restorant ‘Muraga’. Emri i tij doli gjithashtu edhe te dosja ‘Shullazi’.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vrasja në Bllok, vjen reagimi i policisë

Policia konfirmon ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së sotme në zonën e ish-bllokut. Një i vrarë dhe dy të tjetë kanë mbetur të plagosur në zemër të ish-bllokut. ...

22:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI