Flash

Atentati në Tiranë, si është gjendja shëndetësore e të plagosurve, Ervis Martinaj dhe Leart Hasa

Lapsi.al 5 October 2018
Atentati në Tiranë, si është gjendja shëndetësore

Atentati në zonën e ish-Bllokut tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur një person dhe u plagosën dy të tjerëve. Viktimë mbeti Rigers Gaxha, 26 vjec, truproja i Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur bashkë me Leart Hasajn.

Ndërkohë, Martinaj i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Ai kishte marrë një plumb në qafë. Pas operacionit Martinaj, është dërguar në një spital privat.

Nga ana tjetër Leart Hasa ndodhet në gjendje kritike, pasi ka marrë një sërë plumbash në trup. Ai ka plagë në bark, stomak, zorrë, mëlçi, plagë edhe në gojë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka blinduar Spitalin e Traumës, ndërsa në gjithë Tiranën janë ngritur pika kontrolli nëpër të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Po kështu policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja të cilat mund të hedhin dritë mbi krimin e trefishtë.

 

Të këshilluara

Vrasja në Bllok, vjen reagimi i policisë

Policia konfirmon ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së sotme në zonën e ish-bllokut. Një i vrarë dhe dy të tjetë kanë mbetur të plagosur në zemër të ish-bllokut. ...

22:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI