Flash

Artan Hoxha jep një tjetër version për krimin e trefishtë në Bllok

Lapsi.al 5 October 2018
Artan Hoxha jep një tjetër version për krimin e trefishtë

Ndërsa orët e minutat kalojnë, gazetari Artan Hoxha, zbardh detaje të reja nga ngjarja e një nate më parë ku u vra Fabjol Gaxha, truproja i biznesmenit Ervis Martinaj, i cili u plagos bashkë me mikun e tij Eljon Hato.

Sipas Hoxhës ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përkët konfliktit që mund të kenë pasur dy grupet me njëri-tjetrin.

Duke folur për Report Tv, ai thotë se, grupi i komandos Marvjol Bilo, që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal, në një kohë që grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Një detaj tjetër i zbuluar nga Hoxha është fakti që komandoja Bilo nuk ka përdorur armën e tij të shërbimit për të kryer vrasjen.

Hoxha sqaron gjithashtu se në ambientet e lokalit që frekuentohej nga VIP-a e biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë.

Sipas tij, pistat e hetimit janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t;i përjashtojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm tek një motiv banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI