Flash

Arrestohet doganieri, 1 vit më parë u kallëzua si pjesë e fushatës së PS

Lapsi.al 5 October 2018
Arrestohet doganieri, 1 vit më parë u kallëzua si pjesë e

Një doganier, punonjës në Doganën e Tiranës, është arrestuar sot me akuzën për korrupsion pasi i ka marrë një shumë eurosh një shoferi nga Maqedonia për ta lejuar të dilte nga Dogana.

Zyrtarisht Policia e Tiranës bën me dije se arrestoi në flagrancë shtetasin Adriatik Hamza, 41 vjeç, banues në Tiranë (Doganier në pikën Doganore Tiranë).

Ky shtetas duke shfrytëzuar atributet që i jep posti i ka kërkuar dhe marrë një shumë në euro shtetasit V. Ç., 54 vjeç, (shofer i një subjekti në Strugë) për ta lejuar të dilte nga territori doganor.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma e përfituar në mënyrë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Ky emër nuk është I panjohur për opinionin public.

Rreth 15 muaj më parë, Ministria e Financave, e cila drejtohej nga ministrja teknike e propozuar nga PD, Helga Vukaj, kishte kallëzuar në Prokurori doganierin Adriatik Hamza, pasi ky I fundit ishte përfshirë në mënyrë active dhe të drejtpërdrejtë në fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Pas denoncimit të ministres teknike Helga Vukaj, prokuroria e mbylli çështjen për doganierin Adriatik Hamza pasi fotot që gjeti Vukaj në shkelje ishin të një fushate më të hershme dhe ai ka vazhduar të jetë pjesë e administratës doganore deri ditën e sotme kur u arrestua për korrupsion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI