Flash

Akuzat/ Cristiano Ronaldo punëson avokatin e yjeve amerikanë

Lapsi.al 5 October 2018
Akuzat/ Cristiano Ronaldo punëson avokatin e yjeve amerikanë

Pasi mbrojti Paris Hilton, Mike Tyson, Andre Agassi, Bruno Mars e personazhe të tjerë të famshëm, David Chesnoff po përgatitet të punojë në krah të Cristiano Ronaldo. CR7 ka vendosur në fakt ti drejtohet avokatit të yjeve për tu mbrojtur në gjykatë nga Kathryn Mayorga, ish-modelia 34 vjecare që akuzon portugezin për përdhunim në 2009 në Las Vegas e që në të kaluarën ka deklaruar se kishte pranuar 375mijë dollarë nga sulmuesi për të mbyllur cështjen. Një zgjedhje rëndësishme që tregon edhe sa delicate është cështja.

E sjellë në vëmendje nga e përjavshmja gjermane "Der Spiegel" e mbështetur edhe nga ndërhyrja e re e Mayorga, cështja e përdhunimit që përfshin Ronaldon, në ditët e fundit ka përfunduar në faqet e para të gazetave të gjysmës së botës e autoritetet amerikane kanë vendosur të rihapin një hetim. Një cështje ligjore që portugezi duket se ka vendosur ta zgjidhë në mënyrë drastike, duke punësuar një nga avokatët më të mirë në qarkullim. I njohur mbi të gjithë në SHBA, David Chesnoff në karrierën e tij brilante ka mbrojtur edhe Di Caprio e familjen e Michael Jackson. Një kurrikulum i rëndësishëm, që CR7 shpreson ta shfrytëzojë për të treguar pafajshmërinë e tij e ta mbyllë këtë cështje njëherë e përgjithmonë.

Ndërkohë, në stafin e portugezit mbizotëron optimizmi. "Pres vendimin e hetimeve dhe e kam ndërgjegjen të pastër - ka shkruar CR7 në profiling e tij në rrjetet sociale -. Përdhunimi është një krim i neveritshëm". Edhe Juventus është deklaruar në mbështetje të yllit të tij në pritja që cështja të shkojë në gjykatë.

Të këshilluara

Video/ Olympiacos në avantazh në San Siro

Milan befasohet në shtëpi në ndeshjen e europa League kundër Olympiacos. Në minutën e 14 të takimit, Guerrero shënon golin e avantazhit për grekët, duke bërë të...

19:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI