Flash

VIDEO/ Kapen 5 milion euro kanabis në Bari të Italisë

Lapsi.al 4 October 2018
VIDEO/ Kapen 5 milion euro kanabis në Bari të Italisë

Policia italiane ka arrestuar 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike të disa llojeve.

Ndaj të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për 12 persona, ndërsa 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.

Këta persona vepronin në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Lecce, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim, përcjell “canale7.tv”.

https://www.youtube.com/watch?v=Hj8d6MPtj_k&feature=youtu.be

Policia ka ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa, ku krahas drogave si hashash, kokainë, janë gjetur dhe sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Ndërkohë nga brigjet në zonën e Barit, janë kapur pothuajse 700 kg drogë të llojit “marijuanë”, e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte shuma të majshme parash. Policia nuk jep asnjë detaj në lidhje me personat e lënë në burg. Nuk raportohet për ndonjë shqiptar të arrestuar, por policia mund të japë detaje të reja në vijim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI