Flash

Veç numrit të lartë të zv.ministrave, Haradinaj thyen një tjetër rekord. Ka 6 ministra nën hetim

Lapsi.al 4 October 2018
Veç numrit të lartë të zv.ministrave, Haradinaj thyen

Qeveria Haradinaj ka gjashtë ministra me aktakuza në përbërje të saj. Kryeministri Ramush Haradinaj mund të jetë pyetur dhjetëra herë pse po vazhdon të mbajë në kabinetin e tij ministra me aktakuza. Ai nuk shkarkoi asnjë nga ta, pëkunrazi, emëroi edhe një ministër tjetër, me aktakuzë.

Endrit Shala është prurja më e re në Qeverinë e Kosovës. Ai u emërua ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë.

Janë edhe 5 zyrtarë të tjerë të lartë qeveritar me aktakuza, nisur nga zv.kryeministri Dardann Gashi, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i FSK’së Rrustem Berisha dhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ky i fundit është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

REL ka publikuar një grafikë me emrat e ministrave ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza, bashkë me rastet për të cilat akuzohen zyrtarët shtetërorë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI