Flash

Tifozët e Atletico nuk falin: shkatërrojnë pllakatën e Courtois në "Walk of Fame" të stadiumit

Lapsi.al 4 October 2018
Tifozët e Atletico nuk falin: shkatërrojnë pllakatën e
Thibout Courtois nuk është më i preferuar në anën tjetër të Madrid, aty ku dikur ishte idhull. Simbolike hakmarrja e tifozëve të Atletico Madrid. Sipas asaj që bën të ditur Mundo Deportivo, fakti që Courtois është i përfshirë në Paseo de Leyendas (Ecja e egjendave) të Wanda Metropolitano nuk është më e pranueshme duke qenë se është portieri aktual i Real. E dikush e ka marrë cështjen me shumë inat, duke vandalizuar pllakën me emrin e belgut të shkruar sipër, duke harruar historinë e tij me colchoneros, prej 154 ndeshjesh (e vetëm 124 gola të pësuar), një Liga, një Europa League e një Kupë të Spanjës. E gjitha kjo është fshirë nga një kalim në Bernabeu e në të njëjtën mënyrë gati është fshirë Courtois nga metali, ku tani e shkruara është praktikisht e palexueshme. Atletico Madrid e kishte marrë në konsideratë që prezenca e Courtois në Walk of Fame do krijonte tension e në javët e mëparshme kishte rritur sigurinë në zonë, pikërisht për të evituar surpriza të padëshirueshme. Por tërbimi i tifozëve ka kaluar përtej masave të marra e pas ndeshjes së Champions League kundër Brugge, si e ka konfirmuar Atletico përmes profilit Tëitter, pllakata përkujtimore e portierit është dëmtuar keq. E tani tifozët kërkojnë që të mos restaurohet, por të hiqet përfundimisht.

Të këshilluara

Video / Neymar shënon tregolësh

Vetëm 7 minuta nga goli i Crvena Zvezdës, Neymar në të 81' ka shënuar golin  gjashtë për të tijtë dhe të tretin personal në këtë takim. https://cdnja.r.world...

20:43

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI