Flash

Shitja e Telekom Albania, vjen një tjetër ofertë

Lapsi.al 4 October 2018
Shitja e Telekom Albania, vjen një tjetër ofertë

Për blerjen e kompanisë "Telekom Albania" është interesuar edhe "Çalik Holding".

Burime nga qeveria shqiptare por edhe nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Turqi kanë konfirmuar jozyrtarisht për televizionin SCAN se gjigandi turk ka prezantuar një ofertë për blerjen e "Telekom Albania", që tashmë është nxjerrë zyrtarisht në shitje nga "Deutsche Telekom".

Në rast se turqit e `Çalik Holding` do të shpalleshin fitues të kësaj gare, atëherë do të kishim një ridimensionin tërësor të tregut të telefonisë celulare në Shqipëri, pasi `Çalik Holding` aktualisht zotëron operatorin e tretë të telefonisë celulare në vendin tonë, Eagle Mobile.

Grupi është i pranishëm në tregun vendas edhe në tregun bankar, pasi zotëron bankën më të madhe private. Interesit të SCAN në lidhje me këtë çështje, ‘Çalik Holding’ nuk ka preferuar t`i japë një përgjigje zyrtare.

Oferta e kompanisë turke, duket se për momentin lë në hije atë të Telekom Srbija, si dhe atë të Vivacom apo PPF.

Kompania serbe ende vijon të jetë në garë pavarësisht zërave për një refuzim nga qeveria shqiptare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI