Flash

Sa vite burg rrezikon Rama për tre veprat penale në padinë e opozitës

Lapsi.al 4 October 2018
Sa vite burg rrezikon Rama për tre veprat penale në padinë e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pas kallëzimit të dorëzuar në prokurori ndaj kryeministrit, ka treguar 3 veprat penale që sipas tij ka bërë Rama.

Duke folur për gazetarët Spaho tha se kreu i qeverisë ka kërcënuar hapur nënkomisarin Emiljano Nuhu, pas denoncimit të këtij të fundit për rastin e Xhisiela Malokut.

Sipas Spahos, Rama me këto akuza mund të dënohet me 3 vite burg.

“U kërcënua dhe kanos madje me vdekje nëse do vazhdonte hetimet duke nxjerrë para përgjegjësisë djalin e deputetit. Kanosjet erdhën nga familja e deputetit socialist. Kreu i grupit parlamentar Balla, kryetari i bashkisë Krujës dhe deputeti kishin kërcënuar nënkomisarin që të tërhiqej. Ky bëri dhe një denoncim në prokurori për këtë denoncim. Kishte dy hetime nga prokuroria, dhe kreu i qeverisë në një deklaratë live kërcënoi komisarin Nuhu duke i thënë horr i kthyer në hero. Ai ka ndërhyrë në punën e prokurorëve. Me deklaratën e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit. Bëri të poshtërohej nënkomisari Nuhu. Ai e kërcënoi në një farë mënyrë që të mos vazhdojë me nxjerrjen e fakteve të tjera. Rama ka kryer tre vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, ka ndërmarrë veprime për fshehjen e të vërtetës, dhe kanosje për të mos treguar. Akuza për të cilat mund të marrë 3-4 vite burg. U bëmë zëdhënës të qytetarëve ndaj lidhjeve të tij me krimin. Shpresojmë që prokuroria ta marrë seriozisht këtë çështje,” - tha Spaho.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI