Flash

Rrëfimi i fëmijëve për vrasjen e nënës nga babai: E pamë kur tentoi ta mbyste me jastëk

Lapsi.al 4 October 2018
Rrëfimi i fëmijëve për vrasjen e nënës nga babai:

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të enjte janë dëgjuar dëshmitë e dy fëmijëve adoleshentë të Suela Sulës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Sadedin Sula në bashkëpunim me Fatjon Karmneshten në mobilierinë e tyre në prill të 2016-ës.

Dëshmia e fëmijëve ka qenë rrënqethëse, pasi kanë treguar me detaje dhunën fizike dhe psikologjike që babi i tyre ka ushtruar ndaj tyre dhe nënës ndër vite, shkruan Tv Klan.

Një natë në shtëpinë tonë erdhën Fatjoni, daja i tij dhe dy persona të cilët ishin hoxhallarë. Nënën dhe neve na mbyllën në tualet dhe këta persona lagën me ujë të gjithë shtëpinë në mënyrë që të largoheshin xhindët. Në fund ata lagën edhe nënën.

Djali 16-vjeçar sqaroi një moment kur kishte hyrë në dhomën e prindërve dhe kishte parë që babai kishte tentuar të mbyste me jastëk nënën, shkruan Tv Klan.

“Një natë ata po grindeshin në dhomë. Hapa derën dhe pashë babain që i kishte zënë frymën nënës me jastëk. Në atë moment ai u tërhoq dhe pashë nënën e cila ishte ne gjendje shumë të rëndë”.

Për vrasjen e Suela Sulës gjykata ka dënuar bashkëshortin e saj me burgim të përjetshëm, vendim i cili është ankimuar nga ai. Ndërsa vazhdon gjyqi për Fatjon Kermneshten, i cili është bashkëpunëtor në këtë krim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI