Një njoftim i dhënë sot nga Vizion Plus ka shënuar një rekord të ri. Pasi Edi Rama hapi sezonin dy javë më parë për të inaguruar "Open" të Eni Vasilit, shkoi mw pas nw Opinionin e Fevziut dhe së fundi do të jetë sonte për intervistë tek Sokol Balla. Sikurse nënvizohej në faqen e Vizionit, Rama do të jetë në Real Story "ne nje moment delikat te qeverise, por edhe te rajonit, pas referendumit ne Maqedoni dhe krizes politike ne Kosove". Por natyrisht ai do të prjigjet edhe për situatën politike në ven.
Ajo që bën përshtypje është rekordi i ri i Ramës. Asnjë lider në botën perendimore nuk është parë që të jetë për tre javë me radhë në intervista të gjata emisionesh politike. Kjo është një performancë e denjë për rekordet Guiness. Ajo mund të jetë si pasojë e "qokave" për të mos ia prishur qejfin asnjërit prej moderatorëve të këtyre emisioneve, por edhe për shkak të faktit se kryeministri ka vendosur të dali me të gjitha fuqitë në skenë, pasi makineria e tij e propogandës, ka futur ujë nga të gjitha anët kohët e fundit.
Menaxhimi skandalozi që i bënë çështjes së Xhisielës, Taulant Balla dhe klani i Rahjave po e detyron kryeministrin ta mbajë vetë peshën e debatit publik.
I vetmi ndryshim pas këti rekordi të ri është renditja e përzgjedhjes së emisioneve. Rëndom Rama shkonte fillimisht tek Sokol Balla, pastaj te Fevziu (kur vndosi të kthehet pas një bojkoti të gjatë) dhe kur t'i vinte radha tek Eni Vasili dhe të tjerët. Tani ka zgjedhur të parën Enin, të dytën Fevziun dhe në fund Sokol Ballën.
©Lapsi.al