Flash

Rama: Do habiteni çfarë do dalë nga regjistrimi i Babales

Lapsi.al 4 October 2018
Rama: Do habiteni çfarë do dalë nga regjistrimi i Babales

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër “të vërtetë” për audio-përgjimin ku u përfshi Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në studion e “Real Story”, ai u pyet përse ende nuk ka dalë ekspertiza e audiopërgjimit kur ai vetë e vërtetoi për 24 orë.

“Te “Babalja” e parë do të dalë një e vërtetë që ju do habiteni. Ekspertiza? Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar të më thotë mua nëse audio-përgjimi ishte i montuar. Ajo ma ka konfirmuar këtë dhe kjo nuk ka vlerë ligjore, por më duhej mua. Më pas kemi mësuar gjëra të tjera që do të dalin në dritë. Do të shihni se si këtu montohen gjëra dhe se si përdoren njerëz. Të besosh sot te Babalja, ose je i vetëdishëm që i beson qëllimit të një partie që thotë se ne Edi Ramën me votë nuk e mundim dot” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI