Flash

Qeveria “përze” serbët, nuk e mirëpret futjen e Telekom Serbia në Shqipëri

Lapsi.al 4 October 2018
Qeveria “përze” serbët, nuk e mirëpret futjen e

Zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare nuk kanë mirëpritur ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë. Burime bëjnë me dije se drejtues të kësaj kompanie janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve, të cilët i kanë sqaruar se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike. Ndërkohë që në një deklaratë për mediat vetë ministri serb e ka përshëndetur një nismë të tillë.

Qeveria shqiptare nuk e ka mirëpitur ofertën e kompanisë serbe "Telekom Serbia" për të blerë kompaninë shqiptare "Telekom Albania". Drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve.

Gjatë këtij takimi drejtuesve të "Telekom Serbia" i është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se nuk janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë.

"Ardhja e kompanisë Telekom Serbia në Shqipëri nuk është e mirëpritur. Edhe pse vendimi është midis kompanive, përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare mund të sjellë reagime që mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë. Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në vend, por për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil."

Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

Mundësinë e hyrjes në tregun shqiptar të kompanisë serbe të telefonisë mobile, e ka përshëndetur edhe ministri serb për Tregtinë dhe Telekomunikacionin Rasim Lajiq, i cili e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie. Në një deklaratë për mediat serbe, Lajiq deklaron se po arriti të blejë “Telekom Albanian”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin.

Të këshilluara

Tetori i pazakontë, pak shira dhe jo acar

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe shikoni nga dritarja, mos u shqetësoni. Meteorologët thonë se moti gjatë muajit tetor do të jetë me vranësira, por shiu nuk do të m...

21:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI