Flash

Makth në Napoli, Milik i vendosin armën në kokë dhe i grabisin orën Rolex

Lapsi.al 4 October 2018
Makth në Napoli, Milik i vendosin armën në kokë dhe i

Nga lumturia e madhe për fitoren e arritur in-extremis ndaj Liverpool në Champions League falë golit të Insigne, tek frika e madhe për grabitjen e pësuar. Mund të përkufizohet kështu mbrëmja e Arkadiusz Milik, sulmuesit të Napolit, që në një rrugë të Varcaturos, pak metra larg banesës së tij në Giugliano, i janë afruar dy persona me skuter dhe i kanë rrëmbyer orën Rolex modeli Daytona me vlerë rreth 7mijë euro. Sipas ndërtimeve të para të ngjarjes nga policia, futbollisti polak po kthehej në shtëpi pas suksesit ndaj të kuqve. Milik ndodhej në makinë dhe është kërcënuar me pistoletë nga dy personat me fytyrë të mbuluar, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi. Nuk është hera e parë që një futbollist i Napolit pëson një aventurë të tillë të shëmtuar, ndërsa për këtë cështje kanë nisur hetimet e policisë.

Të këshilluara

Video / Neymar shënon tregolësh

Vetëm 7 minuta nga goli i Crvena Zvezdës, Neymar në të 81' ka shënuar golin  gjashtë për të tijtë dhe të tretin personal në këtë takim. https://cdnja.r.world...

20:43

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI