Flash

'Lulzim Basha ta provojë në votime', Kryemadhi: Kjo është logjika e Ramës dhe bandave të tij

Lapsi.al 4 October 2018
'Lulzim Basha ta provojë në votime', Kryemadhi: Kjo

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverinë e tij. Gjatë një takimi në Përrenjas, Kryemadhi komentoi deklaratën e Rexhep Rrajës teksa po dilte nga Gjykata. Djali i deputetit tha se ‘do të shihemi në votime'. Këtë logjikë tha Kryemadhi e ka ndërtuar Edi Rama.

“Sot qytetarët për të zgjidhur një hall duhet t’i drejtohen bandave, ashtu si rasti në Nikël. Vajza denoncoi tre herë në polici e prokurori dhe pasi u zbulua nga nën oficeri, kryeministri tha se ‘do te ndjekim këmba këmba mor horr’. Nëse vajza ka gënjyer pse djali i deputetit është në burg? Kryeministri është i qetë kur krimi mbulohet dhe shqetësohet kur denoncohet. Ne nuk kemi më kohë të presim që ky kryeministër të ndryshojë, sepse nuk mund të ndryshojë, është koka e meduzës së krimit të organizuar që ka emrin e Edi Ramës. Rraja kërcënoi nga gjykata ‘do të shihemi në votime’, kjo është logjika që ky kryeministër ka ndërtuar në funksion të bandave e krimit. Rama mendoi se do frikësoje opozitën e qytetarët e deri diku i ka ecur. Ka me qindra raste si Xhisiela Malokut, që sot nuk kanë autor”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI