Flash

Lajthitja e Arta Markut/ Prokuroria ngatarron emrat që kërcënuan Emiljano Nuhun

Lapsi.al 4 October 2018
Lajthitja e Arta Markut/ Prokuroria ngatarron emrat që kërcënuan

Arta Marku vendosi të reagojë një ditë më parë për çështjen “Xhisiela”, tema për të cilën këto ditë flitet kudo në media. Por për prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme do të kishte qenë më mirë të mos kishte reaguar.

Nuk ka mbetur gazetar që nuk di të tregojë me detaje pretendimet e Xhisiela Malokut, Emiljano Nuhut dhe Rexhep Rrajes për dinamikën e ngjarjes, e cila prej ditësh ka trazuar opinionin publik.

Ndërkohë në njoftimin e prokurorisë për hetimet e Emiljano Nuhut, Prokurorja e Përgjithshme, që supozohet të jetë më e informuar se të gjithë të tjerët, bën një gafë të pafalshme për pozicionin që ka.

Në vend të saktësojë se kërcënimet për Emiljano Nuhun u bënë nga Ramazan dhe Redjan Rraja, në njoftimin e prokurorisë shkruhet se kërcënimet u bënë nga Rexhep dhe Rrahman Rraja.

A e dinë në prokurori ndryshimin mes deputit dhe djalit të tij dhe kushërinjve të tyre, apo kjo është një manovër për ta devijuar hetimin?

Kjo mbetet për t'u parë. Ndërkohë më poshtë lexoni dëshminë e Emiljano Nuhut për kërënimet e Rrajave dhe njoftimin e prokurorisë që, me ose  pa qëllim, thotë një të pavërtetë të trashë.

Rrëfimi i oficerit të policisë gjyqësore për kërcënimin e Rrajave

"Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: "Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k..... fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bëssh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti"

Njoftimi i prokurorisë për kërcëimin e Emiljano Nuhut

"Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë nr. 6 mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Emiljano Nuhu. Në kallëzim, sikurse në shkresën e dërguar për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzuesi pretendon se është kanosur për shkak të detyrës nga ana e shtetasve Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja."

Të këshilluara

Eni Çobani ndalohet nga policia

Juristja e Shihemi në gjyq Eni Çobani është shoqëruar në polici. Report Tv njofton se ajo ka qënë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Gjirokastrës kur e kanë ...

13:54

Pse vendosi Kanye West të ndryshojë emrin

Kanye West, reperi i famshëm amerikan ka vendosur të ndryshojë zyrtarisht emrin. Reperi kontravers ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se tani e tutje do...

09:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI