Flash

Hetimet italiane/ Kush është organizata kriminale në Vlorë e lidhur me Sacra Corona Unita?

Lapsi.al 4 October 2018
Hetimet italiane/ Kush është organizata kriminale në Vlorë e

Mediat italiane publikojnë të tjera detaje rreth grupit kriminal të goditur nga policia sot në Bari, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. 

Agjencia e lajmeve "Ansa", raporton se emri i operacionit "Drug boat", erdhi pasi grupi përdorte një gomone të fuqishme, e cila në mënyrë të përsëritur është përdorur nga anëtarët e klanit jo vetëm për transportin e drogës, por edhe për pushime, fotot e të cilave i kanë publikuar në Facebook.

''Ansa' shkruan se hetimet kanë zbuluar shkëmbime të vazhdueshme midis një organizate kriminale të bazuar në Vlorë, e lidhur gjithashtu me Sacra Corona Unita.

Hetuesit ishin në gjendje të instalonin një GPS në anije, falë të cilave ata ndoqën lëvizjet e shumta të saj. Në bordin e anijes, klani dërgoi gati 700 kg marihuanë në Bar në vitin 2016, me një vlerë totale prej pesë milionë eurosh.

Ndër bazat logjistike të klanit ishin një strehë pranë një kishe, ku ruhej anija dhe dy shtëpi të braktisura, ku ruhej droga dhe municionet.

Hetimet nisën në vitin 2015 me arrestimin e Michele Gambria, i cili u kap me 15 kg hashash dhe 8 kg marijuanë. Ai u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, çka çoi në çmontimin e klanit mafioz.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI