Flash

Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Sarandë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike

Lapsi.al 4 October 2018
Gjendet i vdekur një 26-vjeçar në Sarandë, dyshohet se ka

Sot rreth orës 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë, është marrë njoftimi për një person të pajetë në një prej rrugicave të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i pajetë i përket shtetasit L. Z, 28 vjeç, banues në Fushë-Veri Delvinë.

Sipas policisë, L. Z, ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proçeduriale në lidhje me ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI