Flash

"Fotot i publikonim për qejf në Facebook" të gjitha pozat e vajzave të arrestuara në Shkodër

Lapsi.al 4 October 2018
"Fotot i publikonim për qejf në Facebook" të gjitha

Ata ishin kudo treshe… Fotot e tyre bënë bujë për shkak të përmbajtjes, ku Renard (Frederik) Tata i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, shfaqej i shtrirë në një krevat dopio, mes dy femrave.

Ardita njëra prej tyre ka qenë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë se shfrytëzohej nga 50-vjeçari për prostitucion.

Ajo deklaroi se me gruan e tij ishte shoqe, por pavarësisht kësaj, Ardita tha se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Renard Tatën, ndërsa i kërkoi falje Sonilës. Ndërkohë, vajza nga Shkodra, u shpjegua edhe për fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, që sipas saj ishin bërë pa të keq, dhe ishin shpërndarë në ‘Facebook’.

“Me Rinardin kam shkuar, se kam pasur të dashur. Kam shkuar me të pa dijeninë e gruas së tij.

Atë e kam shoqe. Ajo të më fal, e kam bërë gabim. Nëse më sheh sot, i kërkoj të falur. Me Rinaldin kam shkuar pak herë.

Më pëlqente ndaj shkova. Sonila sot po e mëson për herë të parë. Edhe kur kam dalë, kam dalë bashkë me të.

Më ka nxjerr për qejf, se jemi të varfër. Aty e kam pëlqyer Rinardin. Sonila mund të ndihet e tradhtuar. I kërkoj të falur.

Sonila të tëra gjërat i mban përbrenda. Fotot në shtrat i bëmë për qejf të tre, dhe asgjë tjetër më shumë. Dhe i postuam në ‘Facebook’ për qejf”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI