Flash

EMRI/ Zbulohet identiteti i personit të vrarë në qendër të Tiranës

Lapsi.al 4 October 2018
EMRI/ Zbulohet identiteti i personit të vrarë në qendër

Tirana është tronditur këtë mbrëmje në një ngjarje të rëndë, ku një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur në një lokal në qendër të Tiranës. Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për konflikt që ka ndodhur në një pjesë private të lokalit. Autorët kanë hapur breshëri ndaj këtyre personave duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur 2 të tjerë.

Rrethanat janë ende të paqarta pasi ka të dhëna se pëplasja mund të ketë ndodhur edhe mes personave që ndodheshin në hapësirën prive të lokalit. I plagosur ka mbetur Ervis Martini dhe Redi Popesku, ndërsa për viktimën burime  të lapsi.al thanë se ai quhet Rigers Gaxha.

Të njëjtat burime thanë se viktima ka qenë i afërm i Martinajt dhe shpesh shihej si roje e tij. Ndërsa Redi Popesku është biznesmen i njohur në Tiranë, njëherësh mik i Vis Martinit, me aktivitete edhe ne ish-bllok. Ndërsa Ervis Martinaj me origjinë nga Burreli është përfshirë në disa ngjarje mes të cilave ajo në lokalin “Muraga” në zonën e Linzës në 2016.

Së fundi ai është dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015. Po ashtu emri i tij ka dalë edhe në dosjen e bujshme gjyqësore kundër Emiljano Shullazit.

Ishte biznesmeni Ylvi Beqaj, i cili në dëshminë e tij ka deklaruar se Ervis Martinaj e ka kërcënuar dhe i ka ofruar 7 milionë euro, në mënyrë që ai të mbyllë gojën në gjyqin kundër Shullazit.

36-vjeçari nga Burreli, i cili është rritur në Laç dhe jeton në Tiranë, është dënuar edhe me burg dhe disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë. Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”, në kulmin e operacionit të lojërave të fatit.

Të këshilluara

Vrasja në Bllok, vjen reagimi i policisë

Policia konfirmon ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së sotme në zonën e ish-bllokut. Një i vrarë dhe dy të tjetë kanë mbetur të plagosur në zemër të ish-bllokut. ...

22:35

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI