Flash

Denoncimi/ Nikolla mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve në dhunim të ligjeve

Lapsi.al 4 October 2018
Denoncimi/ Nikolla mbledh të dhënat personale të

Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital, ku ky i fundit akuzon ministren e Arsimit Lindita Nikolla se në kundërshtim me ligjin mbledh të dhënat personale të nxënësve dhe prindërve.

Teksa ka publikuar një formular, një prind i shkruan ish-kryeministrit se në shkollën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë u është dhënë ultimatum mësuesve që nxënësit të plotësojnë këtë formular.

DENONCIMI: 

Ndrikull Vila mbledh ne dhunim te ligjeve

te dhena personale te prinderve te nxenesve!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital dhe shikoni foton e dërguar prej tij. sb

Përshëndetje dr kërkoj ndjese qe s’mund t’ju kontaktoj drejtpërdrejt për arsye frike nga ndonjë hakim i mundshëm dhe me ngjarjet qe jemi mësuar te shohim e dëgjojmë se si përfundojnë ne disfavor te denoncuesit…Shkolla “Kongresi i Manastirit” ne Tirane u ka dhene ultimatum mësuesve e për rrjedhoje këta ja përcjellin nxënësve te plotësojnë këtë formular

Me kujton filmin “Perralle nga e kaluara” kur Gjinuo ankohet: Njera thot hip se te vrava, tjetra thotë zbrit se te vrava-Si do veje ky halli im. Vjen ky formular si letër anonime sepse nese do kishte emer mbiemër apo vule institucionale dhe regjistrim audio nga mësuesit….do ishte shume e thjeshte ti drejtoheshim gjykatës.

Femija ulërit do e plotesosh sesben….ndryshe nuk shkoj ne shkolle. Me thoni i nderuar doktor….cduhet te bej?

Formulari

43059025 1125108410983398 459310610157404160 N

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI