Flash

Çështja 'Xhisiela'/ Balla thirrje prokurorisë: Nxirrni a isha me Rrahmanin në polici

Lapsi.al 4 October 2018
Çështja 'Xhisiela'/ Balla thirrje prokurorisë:

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur një sërë akuzash ndaj opozitës dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ai i ka drejtuar dhe një thirrje Prokurorisë në lidhje me çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku dhe akuzave të nënkomisar Emiljano Nuhut duke i kërkuar të nxjerrë nëse ka qenë në polici me deputetin tjetër socialist Rrahman Rraja.

Balla deklaroi se nuk bëhet më politikë me baltë e shpifje duke i kërkuar prokurorisë të zbardhë çështjen e akuzave të opozitës ndaj tij.

“Thirrja ime sot ndaj prokurorisë edhe për shpifjen më të fundit, prokurorisë i kërkoj të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje. Një çështje që zbardhet brenda ditës. Nëse unë apo Rrahman Rraja kemi qenë atje, ka prova. Kjo histori do jetë historia e turpit të Lulzim Bashës. Me të shantazhu Lulzimi është turp. Grupi parlamentar i PS-së ka nxjerr prova të qarta se si Lulzim Basha ka shantazhuar bizneset në këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij." - tha Balla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI