Flash

Bushati: Më habit Meta që ndryshoi qëndrim për marrëveshjen me Greqinë

Lapsi.al 4 October 2018
Bushati: Më habit Meta që ndryshoi qëndrim për

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i habitur nga presidenti i cili thotë se ka ndryshuar qëndrim, për marrëveshjen me Greqinë. Në konferencën e përbashkët për median me homologen austriake, Bushati u shpreh:

"Në këtë proces presidenti ka dhënë autorizimin. Unë kam lëshuar plotfuqishmërinë për ekipin negociator. Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin. Negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në momentin kur do të përfundojë ne e konsiderojmë veten, pjesë të një ekipi përfshi këtu dhe presidenti. Në momentin që do të përfundojë puna, dosja do të dorëzohet pranë presidentit të republikës ku ekipi do të bëjë vlerësimin përfundimtar. Më habit që Meta ka ndryshuar qëndrim"

Një ditë më parë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu i shtetit u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje me Greqinë pa pasur më parë një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Deklarata e Metës për paktin me Greqinë

“Unë marrëdhëniet me fqinjët i kam shumë përzemër, të tilla i kam pasur gjithmonë dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika, por në respekt të pyetjes suaj dhe të rëndësisë së çështjes – sepse është çështje shumë e rëndësishme dhe ka gati 10 vite që nuk është zgjidhur ende dhe për të cilën ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – dua të them që unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstruktive për t’i kontribuuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështjeje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj.

Sepse kjo është një çështje delikate tek ne, por është një çështje delikate edhe në Greqi, kështu që kam bërë gjithçka. Me kryeministrin Rama kemi pasur një dakordësim të plotë. Kemi pasur disa mosmarrëveshje me Ministrin Bushati për këtë çështje. Dhe ia kam bërë të qartë kryeministrit që ai, në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për t’u finalizuar një marrëveshje e tillë ai do të ketë autorizimin nga ana ime, si kryeministër, por edhe si shef i mazhorancës, – sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në parlament – por natyrisht ia kam bërë të qartë dhe më duhet ta them edhe këtu, se është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Përndryshe, kjo nuk do t’i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështjeje në interes të dy vendeve”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI