Flash

Britania akuza Rusisë: Sulme kibernetike në të gjthë botën

Lapsi.al 4 October 2018
Britania akuza Rusisë: Sulme kibernetike në të gjthë

Mbretëria e Bashkuar dhe Australia akuzuan një agjenci inteligjente ruse për sulme diskriminuese mbi rrjetet dixhitale në të gjithë botën, duke përfshirë gjithçka që nga transporti e deri në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Britania tha se me shumë mundësi ishte agjencia ushtarake inteligjente ruse, GRU, që fshihej pas një fushate sulmesh online mbi institucionet politike, të biznesit, medias apo dhe sportit në mbarë botën.

Sipas Britanisë, Rusia është përpjekur të hakojë edhe agjencinë botërore të Antidopingut në Zvicër në vitin 2017.

Incidente të tjera përfshijnë hakimin e Komitettit Kombëtar Demokratik të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 dhe vjedhjen e e-mail-eve nga televizionet angleze në vitin 2015.

Qendra e Sigurisë Kibernetike Britanike gjithashtu identifikoi një numër të madh grupesh hakimi, të lidhura me GRU.

Akuza kanë ardhur dhe nga kryeministri australian Scott Morrison i cili gjithashtu tha se shërbimet inteligjente në Canberra kishin zbuluar prova të aktivitetit të jashtëligjshëm kibernetik të orkestruar nga Moska.

Të këshilluara

Greqia i dhuron Egjiptit tanke të lehta

Athina është treguar ‘zemërgjerë’ me një prej fqinjëve të saj, atë Jug-perëndimor, duke i dhuruar plot 92 ‘karroca lufte’ të lehta ushtrisë së ‘faraonëve’. Bëhe...

18:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI