Flash

BB: Qeveria përdori pa kriter propozimet e pakërkuara për koncesionet PPP

Lapsi.al 4 October 2018
BB: Qeveria përdori pa kriter propozimet e pakërkuara për

Banka Botërore ka prezantuar sot Raportin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Në qëndrimet për Shqipërinë, Banka vuri në dukje rreziqet që lidhen me kontratat koncensionare me Partneritet Publik Privat (PPP) që ka përdorur së fundmi qeveria.

“Qëndrimi ynë ka qenë në lidhje me përdorimin e propozimit të pakërkuar me këtë intensitet. PPP është një mënyrë për të ekzekutuar një investim publik. Në mendojmë se përdorimi i propozimeve te pa kërkuara është më i lartë se duhet të jetë. Ky ka qenë dialogu me Ministrinë e Financave që ta përdorim sa më mirë këtë instrument”, tha ekonomistja e BB në Shqipëri, Hilda Shijaku.

Banka këshilloi se duhet të shikohet racionalizimi më i mirë i investimeve publike në drejtim të eficencës dhe gjithashtu duhen trajtuar me kujdes rreziqet nga investimet me Partneritet Publik Privat.

Për sa i përket largimit të Bankave nga Shqipëria dhe të ndryshimeve strukturore, sistemi bankar mbetet një sektor i qëndrueshëm. Megjithatë, autoritetet duhet të mbikëqyrin aktorët e rinj dhe të shmangin konfliktet e interesit. Edhe pse ka pasur përmirësim, sistemi bankar është larg potencialit të kreditimit.

Shkalla e rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor çmohet se është fuqizuar në 3,5% për vitin 2018, sipas këtij Raporti. Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitive.

Rritja vjetore e PBB-së për vitin 2018 parashikohet 4%. Prodhimi i Energjisë Elektrike nga burimet hidrike u dyfishua në gjysmën e parë të vitit 2018. Turizmi po u jep një shtysë eksporteve të shërbimeve. Ndërkohë që investimet private po ngadalësohen me përfundimin e dy projekteve të mëdha të energjisë të financuara nga investimet e huaja.

Rritja ekonomike është shoqëruar me krijimin e vendeve të punës. Politika monetare ka mbështetur rritjen, duke ndjekur krahun lehtësues.

Në vitin 2018, deficiti fiskal i Shqipërisë parashikohet të ruajë nivelin 2% të PBB-së.

Të ardhurat fiskale pritet të rriten me 0.3% të PBB-së. Rritja e të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksave kombëtare po kompensojnë arkëtimet më të ulëta se parashikimi i të ardhurave nga TVSH-ja.

Borxhi publik pritet që të ulet nga 71.6% në 69.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mbiçmimi i kursit të këmbimit pritet të mbajë raportin e borxhit publik ndaj PBB-së në një nivel pak më të ulët se vitin e kaluar.

Banka vlerëson se, ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në rreth 3.5% më 2019-2020.

Varfëria pritet të bjerë më shpejt gjatë dy viteve të ardhshme duke pasur parasysh performancën e tregut të punës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI