Flash

Akuzat për Agron Xhafajn, prokuroria thërret Ervin Salianjin

Lapsi.al 4 October 2018
Akuzat për Agron Xhafajn, prokuroria thërret Ervin Salianjin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të dëshmuar deputetin demokrat Ervin Salianji, pas akuzave për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Deputeti thirret për t’u paraqitur nesër në orën 09:30 të paradites. Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Thirrja e ligjvënësit demokrat në Prokurori vjen menjëherë pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI