Flash

Absurdi në Shqipëri, çmimet rriten, rrogat në vendnumëro

Lapsi.al 4 October 2018
Absurdi në Shqipëri, çmimet rriten, rrogat në

Prej vitesh në Shqipëri rrogat janë në vendnumëro, veçanërisht në sektorin privat, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten vit pas viti. Kjo ka bërë që ekonomia të futet në një rreth vicioz ku rënia e të ardhurave i detyron njerëzit të blejnë më pak. Sipas INSTAT-it Shqipëria ka pagën mesatare muroje neto më të ulët në Europë, vetëm 290 euro, ose 40 mijë lekë të reja.

Ekspertë të ekonomisë thonë se kontributi dhe përpjekjet që bëjnë punonjësit nuk shpërblehen paga që të përballojnë shpenzimet dhe të jetojnë mirë si dhe t’i motivojnë të punojnë në sektorin privat.

“Sektori privat nuk e kupton qe mbajtja e rrogave të ulëta godet në radhë të parë vetë sipërmarrësin”,- u shpreh per TCh, Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Në 2017 rrogat në sektorin publik u rritën me gati 10%, në privat ato janë thuajse të pandryshuara.

Biznesi justifikohet me atë se janë nën presionin e taksave, konkurrencës në rritje, produkteve dhe çmimeve rajonale që janë më të lira se në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI