Flash

A do ta njohë Serbia Kosovën nëse i merr veriun? Flet kryeministrja serbe

Lapsi.al 4 October 2018
A do ta njohë Serbia Kosovën nëse i merr veriun? Flet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i është shmangur pyetjes lidhur me faktin nëse shteti i saj do ta njohë apo jo pavarësinë e Kosovës, nëse merr Veriun nga një aplikim i mundshëm i tezës për korrigjim kufijsh.

“Çfarëdo që unë mund të them mund të keqpërdoret në të mirë ose në të keqe. Sipas pozicionit tim, unë nuk mund ta imagjinoj që Serbia mund ta njohë Kosovën në atë formë dhe në atë mënyrë. Unë mendoj se jam liberale, por është një pyetje tmerrësisht emocionale dhe është shumë e vështirë të flasë lidhur me këtë”, tha Brnabiç.

Po ashtu ajo është ndalur edhe tek dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i vështirë dhe sfidues. Jam krenare që Serbia po punon me fleksibilitet dhe po iu reziston provokimeve nga Prishtina. Ne po provojmë që të zgjidhim këtë çështje përmes një kompromisi. Unë dëshiroj të shoh një zgjidhje. Do të dëshiroja që këtë konflikt të ngrirë të mos ua përcjellim gjeneratave të ardhshme. Është papërgjegjësi të thuhet se gjendja e status-quos është e mirë, disa politikanë opozitarë e thonë këtë”, tha kryeministrja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI