Flash

700 kg kanabis i kapur në Itali, reagon Policia e Shtetit

Lapsi.al 4 October 2018
700 kg kanabis i kapur në Itali, reagon Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një lajm e publikuar në media për ekzekutimin e disa urdhër arresteve në Itali për persona të pëfshirë në trafikun e drogës. 

Sot më datë 4 tetor 2018, Karabinierët e Barit të drejtuar nga Drejtoria e Rrethit Antimafia (DDA) e Barit kanë ekzekutuar disa urdhër arreste në kuadër të operacionit “Velluto” për shkatërrimin e një grupi kriminal italian që operonte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Pulias.

Hetimi që ka filluar në vitin 2016 ka sjellë në goditjen e dy rasteve të trafikimit me gomone në muajin tetor 2016. Gomonet e nisura nga Pulia me shtetas italianë në bord, dyshohet se ishin ngarkuar në Shqipëri në atë periudhë.

Grupi kriminal me eksponentë edhe të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita” përbëhej nga shtetas italianë dhe në urdhër arrestet e sotme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të përfshirë.

Policia e Shtetit është në kontakt të pandërprerë me të gjithë partnerët në lidhje me shkëmbimin e informacioneve që kanë të bëjnë me grupe kriminale apo individë, pavarësisht kohës kur ata kanë kryer veprën penale, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe goditjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI