Flash

Superiore/ Katër ndeshje luhen sot, Skënderbeu-Kukësi e mbyll të enjten

Lapsi.al 3 October 2018
Superiore/ Katër ndeshje luhen sot, Skënderbeu-Kukësi e mbyll

Sfida interesante dhe duele për të mos u humbur në javën e 7 të Superiores, edhe pse ndeshja më e rëndësishme luhet në Korçë. Katër takimet e të mërkurës zbresin në fushë një nga skuadrat kryesuese: Partizani prêt në kryeqytet Teutën (16.45), në një ndeshje shumë delicate. Të kuqtë, pas suksesit në derbi fluturojnë me vela të hapura drejt kreut të kampionatit, por duhet të bëjnë llogaritë me një skuadër, që tregoi se i kaloi problemet, kur i shkaktoi humbjen e parë Skënderbeut.

Transfertë e vështirë edhe për Flamurtarin, vlonjatët duan të mos ndalen, pas suksesit në shtëpi me Kastriotin, por kundërshtari është i vetmi në kampionat që nuk e ka provuar ende shijen e humbjes. Me 10 pikë, kuqezinjtë janë vetëm tre pikë larg kreut, por edhe Laci ka të njëjtin pozicionim, duke e bërë sfidën të paparashikueshme. Takimi do të luhet në orën 13.45.

Pasi mori konfirmimin për të vazhduar punën në krye të Tiranës, Ze Maria duhet të bindë në katër ditë drejtuesit bardheblu se bënë zgjedhjen e duhur. Braziliani duhet të fitojë në transfertën e Krujës me Kastriotin (13.45), që ndonëse është kuotuar si skuadra favorite për të rënë nga kategoria, në renditje ka vetëm një pikë më pak se 24 herë kampionët. Për bardheblutë është një ndeshje për të mos u humbur, gjithnjë nëse nuk duan të përfshihen në një krizë edhe më të madhe se ajo që la pas derbi.

Luftëtari i Mezanit kthehet të luajë në shtëpi, aty ku tekniku mori edhe suksesin e parë, pas katër humbjeve radhazi. Gjirokastritët luajnë kundër një kundërshtari direct si Kamza e Duros (13.45), që nuk dëshiron të humbasë 3 pikët e avantazhit ndaj bluezinjve, në luftën për mbijetesë.

E megjithatë, kryendeshja e javës luhet të enjten mes Skënderbeut e Kukësit (17.45). Korcarët humbën kryesimin në Durrës, të kaluar nga Partizani e Kukësi, ndaj kërkojnë fitoren, për të nisur rikuperimin. Sfida që ka karakterizuar betejat titull të viteve të fundit është absolutisht për të mos u humbur. Cungu e di mirë se për të fituar kampionatin duhen mundur më të mirët dhe formacioni i Shehit në këtë javë të para, ka treguar se është i tillë.

Të këshilluara

Video/ Në fund fiton Manchester City...

Manchester City rrëmben fitoren e parë në Champions, pikërisht në fund të takimit me Hoffenheim. Anglezët kanë përmbysur golin e shpejtë të Belfodil në minutën ...

20:53

Video/ Dybala-show, Juventus dyfishon

Juventus është shumë i fortë për Young Boys dhe në minutën e 34 vjen edhe goli i dytë. Përsëri Paolo Dybala vendos emrin në listën e golashënuesve. Argjentinasi...

19:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI