Flash

Serbët kërkojnë 'lejen' e Ramës për të blerë Telekom Albania

Lapsi.al 3 October 2018
Serbët kërkojnë 'lejen' e Ramës për të

‘Telekom Serbia’ ka kërkuar zyrtarisht autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë ‘Telekom Albanian’. Drejtuesit e ‘Telekom Serbia’ kanë takuar këtë të mërkurë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar nga qeveria pëlqimin për blerjen e ‘Telekom’-it.

Burime të besueshme për Top Channel nga qeveria thanë se përfaqësuesve të ‘Telekom Serbia’ u është thënë se pavarësisht se shteti s’ka rol në një transaksion të mundshëm mes dy kompanive private, futja e tyre në tregun shqiptar në një sektor strategjik si telekomunikacioni, nuk është e mirëseardhur.

Sipas këtyre burimeve drejtuesit e ministrisë së infrastrukturës i kanë komunikuar ‘Telekomit Serb’ se hyrja e tyre në Shqipëri do të ishte krejt e papërshtatshme edhe për biznesin e tyre, pasi mund te sjellë reagime të padëshirueshme të natyrës politike.

‘Qeveria shqiptare preferon një tjetër profil investitorësh në këtë sektor të rëndësishëm strategjik me sensibilitet të lartë publik, duke qenë plotësisht e gatshme të mirëpresë investimet serbe në të gjitha fushat e ekonomisë’.

Vetë qeveria pretendon se nuk mund të ndalojë dot blerjen e ‘Telekom Albania’ nga ‘Telekomi Serb’, nëse dy kompanitë do të arrinin marrëveshjen. Sipas saj, shteti shqiptar aktualisht nuk ka asnjë të drejtë pronësie mbi ‘Telekom Albania’ dhe nuk ka asnjë rol në transaksionet financiare mes dy kompanive private.

I vetmi rol rregullator i institucioneve shqiptare është përmes Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që bën transferimin e licencave në rast ndryshimi pronësie ashtu sikurse edhe Autoriteti i Konkurrencës që kontrollon kushtet e veprimit në treg mbi parimet dhe rregullat e konkurrencës.

Por burime nga qeveria thonë se ka shumë pak gjasa që këto dy mekanizma të kenë hapësira ligjore për të ndërhyrë në një transaksion privat mes dy operatorësh që kanë eksperiencë dhe vite operimi në këtë fushë.

Ndërkohë sipas mediave serbe ‘Telekom Serbia’ ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e ‘Telekom Albanias’, duke ofruar 60 milionë euro. Kjo shifër e bën ‘Telekomin Serb’ favoritin kryesor për të vlerë ‘Telekom Albania’, një situatë që nuk do ta kishte parashikuar askush./tch

Të këshilluara

Shoqërohet në polici Eni Çobani

Shoqërohet nga policia e Gjirokastrës Eni Çobani, avokatja e njohur që drejton rubrikën "Shihemi në gjyq" tek E diela Shqiptare. Policia e ka thirrur Çobanin pa...

13:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI