Flash

Rriten frikshëm divorcet, në Tiranë janë depozituar 1671 kërkesa në 9 muaj

Lapsi.al 3 October 2018
Rriten frikshëm divorcet, në Tiranë janë depozituar 1671

Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, në harkun kohor të 9 muajve janë depozituar në total 1671 padi për zgjidhje martese. Koha e shqyrtuar është nga 1 janari deri më 2 tetor 2018. Ndër to, 461 janë të përfunduara. Pjesa tjetër, më shumë se 70 % e çështjeve të ardhurave këtë vit për zgjidhje martese janë ende në shqyrtim.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, paditë për zgjidhje martese në 9 mujorin e 2017 ishin 1563, ndër të cilat 447 çështje të zgjidhura. Ka një rritje të numrit të kërkesave për divorc me rreth 7 %.

Edhe paditë për pension ushqimor janë në total 26, ndër të cilat vetëm 8 çështje janë përfunduar. Sipas specialistëve, kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti pjesë e procesit të divorcit, mohon dhënien e pagesës mujore së detyruar për fëmijën ose caktohet nga vetë gjykata pagesa minimale e parashikuar. Psikologët pranë Gjykatës së Tiranës kanë deklaruar më parë për “Monitor” se dy nga katër nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës.

Disa të tjera detyrohen të braktisin punën që kanë pasur më parë, në kushtet e kërkimit të një pune të përshtatshme edhe me oraret e fëmijëve (ekonomikisht nuk përballohet prania e një dadoje apo kopshti/shkolle private). Gjatë procesit të kërkimit të punës, shpesh hasin paragjykime apo vështirësi.

Në kategorinë e çështjeve gjyqësore që i përkasin çështjeve familjare, janë më rritje numri i lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, në total për 9 muaj kanë arritur 725 të tilla, ndër të cilat vetëm 27 janë çështje të përfunduara. Vitin e shkuar numri total i tyre ishte 570, ekzekutimi i të cilave ishte më pak se 20.

INSTAT raportoi që në 2016-n kishte rreth 5500 divorce, niveli rekord ky i historisë së pas tranzicionit, me gati 25 divorce për çdo 100 martesa. Të larta kishin qenë ndarjet edhe në 2015-n, me 21 divorce për 100 martesa.

Avokatja e çështjeve civile e familjare av. Margarita Kola ka thënë më herët për “Monitor” se arsyet e rënies së numrit të divorceve vitin e shkuar lidhen kryesisht me faktin që shqiptarët po martohen më pak dhe po bashkëjetojnë më shumë./ Monitor

 

Të këshilluara

Reagon Edi Rama: Xhisielën e morën peng

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Kreu i qeverisë nuk bën asnjë sqarim për të gjitha “njollat e zeza” në këtë histori dhe p...

21:42

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI