Flash

Rama tregon sa do paguajnë shqiptarët për 'paketën antishpifje'

Lapsi.al 3 October 2018
Rama tregon sa do paguajnë shqiptarët për 'paketën

Edi Rama ka treguar sërish sot për idenë e tij për një paketë antishpifje, si përgjigje ndaj akuzave të PD-së për çështjen "Xhisiela".

Po në këtë platformë, pas zërave nga opozita që e krahasonin këtë paketë me nenin e famshëm të komunizmit për agjitacionin dhe propagandën, Rama thotë se nuk do jetë një ligj në Kodin Penal.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të paguajnë as edhe një 'supë burgu' për shpifësat, por do jenë ata që do paguajnë. Me sa duket paketa do të ketë gjoba të majme për ata që shpifin.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal? Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat?Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre dhe çdo pellg mediatik duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën?”, shkruan Rama në Twitter.

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI