Flash

Putin sulmon ish-spiunin e helmuar Skripal: Është tradhtar dhe bastard

Lapsi.al 3 October 2018
Putin sulmon ish-spiunin e helmuar Skripal: Është tradhtar dhe bastard

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sulmoi ashpër verbalisht Sergei Skripalin, ish-oficer i inteligjencës ruse, i cili, së bashku me vajzën e tij, Yulia, u sulmuan me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Putin, duke folur të mërkurën në një forum të energjisë në Moskë, e quajti Skripalin “tradhtar” dhe “bastard”.

“Ai është spiun. Tradhtar i vendit të tij. Tradhtar i atdheut. Ai është bastard, kjo është e gjitha”, tha Putin.

Ai shtoi se helmimi i Skripalit dhe vajzës së tij është “një tjetër skandal spiunësh që është fryrë në mënyrë artificiale”. 

Autoritetet britanike e akuzuan Moskën për sulmin me Noviçok, në mars të këtij viti.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka akuzuar shtetasit rusë, Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, për sulmin.

Ajo ka thënë se ata janë oficerë të fshehtë të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, të njohur si GRU. Rusia i ka mohuar akuzat, ndërsa Putin ka thënë se të dyshuarit janë civilë. Rasti ka shkaktuar edhe krizë diplomatike midis dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI