Flash

Numrat e Dybala: argjentinasi jep spektakël, nën sytë e Ronaldos së pakënaqur

Lapsi.al 3 October 2018
Numrat e Dybala: argjentinasi jep spektakël, nën sytë e Ronaldos
Ndeshja perfekte për Paulo Dybala: kundër Young Boys ka ardhur edhe tregolëshi në Champions League, e pikërisht nën sytë e Cristiano Ronaldos që e ka parë ndeshjen nga tribuna. Nuk ka qenë aspak i lumtur portugezi, që ka parë ti ikë një mundësi e artë për të shënuar gola të rëndësishëm në Champions, që do ti shërbenin për Topin e Artë. Kartoni i kuq aq i diskutuar, ndaj Valencias, ka bërë që CR7 tia lërë skenën Paolo Dybala. Diplomatik numri 10 që e di mirë, se në vend të mirëkuptimit me Mandzukic (sa herë luan krah kroatit, Dybala është rezultativ), duhet të gjejë atë me Cristiano Ronaldon: "Sigurisht duhet të përmirësoj bashkëpunimin me Ronaldo, por mendoj se po punojmë shumë mirë. Pa Cristiano nuk është e lehtë, por duhet të mbetemi të përqednruar për të mos u varur vetëm nga Ronaldo". I lumtur argjentinasi që nuk e kishte filluar mirë sezonin: "Pankinat? Sigurisht kam dëshirë të luaj gjithnjë. Vitin e kaluar ishte e kundërta, e nis mirë me shumë gola e pastaj rashë. Këtë vit, përjashtimet më kanë bërë të punoj më shumë". STATISTIKAT Paulo Dybala ka shënuar në të katër sezonet e Champions League që ka luajtur. Në nëntë golat në totat në kompeticion, ato të shënuara kundër Young Boys e cojnë në katër numrin e golave në fazën e grupeve. Dybala ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Juventini i fundit që kishte shënuar tre gola në Champions League në një ndeshje ishte Arturo Vidal në 2013 kundër Copenaghen. Dybala është bërë juventini i katërt që shënon tregolësh në Champions League pas Filippo Inzaghi (x2), Alessandro Del Piero e Arturo Vidal.

Të këshilluara

Video/ Në fund fiton Manchester City...

Manchester City rrëmben fitoren e parë në Champions, pikërisht në fund të takimit me Hoffenheim. Anglezët kanë përmbysur golin e shpejtë të Belfodil në minutën ...

20:53

Video/ Dybala-show, Juventus dyfishon

Juventus është shumë i fortë për Young Boys dhe në minutën e 34 vjen edhe goli i dytë. Përsëri Paolo Dybala vendos emrin në listën e golashënuesve. Argjentinasi...

19:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI