Flash

Në veting gjykatësi Ahmet Jangulli, ILDKPI: Ka fshehur pasurinë!

Lapsi.al 3 October 2018
Në veting gjykatësi Ahmet Jangulli, ILDKPI: Ka fshehur pasurinë!

Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës dhe njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore ka rezultuar se Jangulli nuk justifikon pasurinë e tij, sipas një raporti të ILDKPI.

 

Ahmet Jangulli është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri prej dy dekadash dhe ka punuar më parë si kryetar i Gjykatës së Bulqizës dhe gjyqtar në Gjykatën e Dibrës. Në 1 gusht 2013, ai u emërua me dekret të Presidentit të Republikës si gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës.

Gjyqtari Jangulli është bërë pjesë e një procedimi disiplinor dhe e debateve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pranverën e vitit 2018, pas një kërkese të ministres së Drejtësisë për shkarkimin e tij. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë votuan kundër propozimit të ministres, duke e rrëzuar atë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ahmet Jangulli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Ahmet Jangulli zotëronte një pasuri prej 550 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me 60 herë, duke kapur vlerën e rreth 33 milionë lekëve.

Kursimet në cash dhe pasuritë e patundshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve të familjes Jangulli. Vlera e akumuluar e kursimeve në cash kap vlerën e 18.4 milionë lekëve, ndërsa pasuria e paluajtshme kap vlerën e 13.9 milionë lekëve. Gjyqtari zotëron gjithashtu 138 mijë lekë likujditete bankare dhe automjet në vlerën e 570 mijë lekëve.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, të ardhurat familjare të gjyqtarit Jangulli janë 31.8 milionë lekë. Paga për shkak të funksionit si gjyqtar dhe të ardhurat e bashkëshortes si notere kanë pothuajse një peshë të barabartë te të ardhurat, respektivisht me 49 dhe 48.5 për qind. Ndërsa të ardhurat nga pagat e familjarëve zënë 2.4 për qind të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme, ndërkohë që BIRN identifikoi dy flamuj të kuq në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Jangulli.

Konkretisht, kursimet në cash dhe jashtë sistemit bankar me burim pagën e tij dhe të ardhurat e bashkëshortes nga noteria kapin në vlerë akumulative 18.4 milionë lekë, ndërkohë që kufiri ligjor për qarkullimin jashtë sistemit bankar është 1.5 milionë lekë.

Gjyqtari ka deklaruar gjithashtu në vitin 2017 një kontratë porosie për një apartament me vlerë 82 mijë euro, por që sipas deklaratës së tij nuk ka shkaktuar efekte financiare në vitin 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI