Flash

Kriminaliteti, mblidhen në Tiranë krerët e policive të Europës

Lapsi.al 3 October 2018
Kriminaliteti, mblidhen në Tiranë krerët e policive të

Konventa e Drejtorëve të Policisë Kriminale të Evropës Juglindore përmbylli tatimin treditor për sfidat e sigurisë dhe rritjen e flukseve migratore, takim i organizuar nga Shqipëria, si kryesuese e radhës e Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore (PCC SEE).

Në fund të punimeve u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet në drejtim të shkëmbimit në kohë reale të informacionit nëpërmjet PCC SEE si koordinator, të thellohet lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandimit të migrantëve, si dhe të zhvillohen hetime dhe operacione të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale të cilat sot kanë natyrë dhe shtrirje ndërkombëtare.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Eduart Merkaj në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, siguroi homologët dhe pjesëmarrësit e agjencive ligjzbatuese se Policia e Shtetit është e vendosur dhe e fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas tij, lufta ndaj këtij fenomeni ndjek një qasje më gjithëpërfshirëse dhe efikase përmes "Operacionit - Forca e LIgjit" si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët me qëllim evidentimin dhe goditjen e plotë të grupeve kriminale, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta për këtë qëllim.

Në Konventë përveç Drejtorëve të Policisë Kriminale të vendeve Palë të Konventës së bashkëpunimit Policor për Europën Juglindore, morën pjesë dhe partnerë të tjerë dhe organizma ndërkombëtare, si Europol, DEA, Eurojust, UNODC, IPA, SELEC, etj që në fokus kanë çështje të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin policor rajonal dhe më gjerë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI