Flash

Greqia i dhuron Egjiptit tanke të lehta

Lapsi.al 3 October 2018
Greqia i dhuron Egjiptit tanke të lehta

Athina është treguar ‘zemërgjerë’ me një prej fqinjëve të saj, atë Jug-perëndimor, duke i dhuruar plot 92 ‘karroca lufte’ të lehta ushtrisë së ‘faraonëve’. Bëhet fjalë për transportues të blinduar “BMP-1” model rus, që Ministria e Mbrojtjes së Greqisë, i ka dhuruar ushtrisë së Egjiptit, raporton “Analisidifesa.it”.

Egjipti paska reth 200 të tillë (BMP-1), të cilët janë modifikuar në vitet 80-të, duke vendosur motorin francez “Poyaund 520N”. Në origjinë, versioni grek “BMP-1A1GR” e ka preardhjen jo nga Rusia ku ky model është i “shtëpisë”, por nga Gjermani Lindore dhe është i pajisur me mitrolozin “Broëning M2” 12.7 mm, kundrejt origjinalit të prodhimit rus “PKT”.

Prej kohësh Greqia ka nisur rinovimin e shpejtë të mekanikës dhe teknologjisë ushtarake, duke e zëvendësuar armatimin e vjetër lindor me atë bashkohor gjerman dhe amerikan. Por një shtet zemërgjerë si Greqia, mund t’i kishte dhuruar gjysmat e kësaj sasie edhe për ushtrinë shqiptare, e cila ashtu si shteti Helen është pjesë e NATO-s dhe aktualisht nuk ka asnjë mjet luftarak me zinxhirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI