Flash

FOTO/ Publikohet SMS-ja e Xhisielës kundër gazetareve të TCH, Eni Vasili dhe Anila Hoxha

Lapsi.al 3 October 2018
FOTO/ Publikohet SMS-ja e Xhisielës kundër gazetareve të TCH, Eni

25-vjeçarja Xhisiela Maloku u përplas fort me gazetaren Eni Vasili duke e akuzuar se i kishte manipuluar intervistën dhënë për Top Channel. Gazetarja nga ana e saj tha se asgjë nuk ishte manipuluar, por ishte Xhisiela që pas saj kërkoi anulimin e intervistës. Por përplasja vazhdon. Në një tjetër emision të quajtur “Fol me psikologen” që transmetohet online është publikuar një SMS e Xhisielës që akuzon gazetaret Eni Vasili dhe Anila Hoxha se e kanë vënë nën presion.

“Intervista ime e pare qe dhashë per Top Channel per "Open" ishte interviste shume e qete dhe ashtu sic une isha komode me thane se nuk ka dhe erdhen me morën nje interviste ku une pak minuta me pare kisha kaluar nje gjendie shume te rende emocionale dhe me ndërhyrje te njepashershme te gazetares Anila Hoxha une jam ndjere si nen presion dhe si ne hetuesi.

Mua ajo interivste me ka bere shume keq nga ana psikologjike tani pak pak minuta nga intervista dhe serish kalova ne nje gjendje depresive nuk e di si dy femra arritën te benin ate gje vetëm per interesat e tyre perosnale! Intervista ime te Opinion ishte me vullnetin tim te lire! I qëndroj me bindje te polte intervistës se Opinionit!!”, - thuhet në mesazhin e Xhisielës.

Mesa duket 25-vjeçares nuk i kanë pëlqyer as “të palarat” që dolën në emisionin “Open” ku u zbulua kush e shoqëronte vajzën pavarësishts e ajo gënjeu kur tha se lëvizte me taksi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI