Flash

Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për një paketë antishpifje

Lapsi.al 3 October 2018
Edi Rama është në hall të madh, flet sërish për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për atë që tashmë njihet si cështja 'Xhisiela'. Ai ka marë në mbrojtje Taulan Ballën, duke ironizuar me akuzat e nënkomisarit Emiljano Nuhu se kreu i grupit parlamentar të PS-së ishte në komisariatin e Fushë Krujës për të mbrojtur djalin e deputetit Rrahman Rraja.

"Nëse Taulant Balla ka qenë në komisariat me armë, Lulzim Basha ka qenë në pushtet me votë dhe Saliu ka qenë në Hollivud për të luajtur Pretty Woman. Paketa Antishpifje e vetmja mënyrë që ky karagjozllëk i madh politik e mediatik të mos kthehet në një normalitet të turpshëm", shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë brenda 24 orësh që kryeministri flet për një paketë antishpifje, pa dhënë detaje se cfarë është konkretisht. A është Rama vërtet i brengosur për shpifjet apo po e përdor si shashkë politike për të zhurmuar skandalin 'Xhisiela' apo këkesën e opozitës për vetting politik?

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

Shoqërohet në polici Eni Çobani

Shoqërohet nga policia e Gjirokastrës Eni Çobani, avokatja e njohur që drejton rubrikën "Shihemi në gjyq" tek E diela Shqiptare. Policia e ka thirrur Çobanin pa...

13:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI