Flash

Drama në familjen e Alketa Vejsiut, i ati shpërthen në lot kur sheh të birin në pranga

Lapsi.al 3 October 2018
Drama në familjen e Alketa Vejsiut, i ati shpërthen në lot kur

Gjykata e Lezhës la në burg Endrit Vejsiun, 29- vjeçarin nga Tirana, i arrestur me disa mina me telekomandë dhe lëndë narkotike në makinë. Endrit Vejsiu është vëllai i prezantueses së njohur, Alketa Vejsiut.

29-vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë, duke mos dhënë shpjegime për ngjarjen, por ndërsa hynte në gjykatë ka parë të atin nga larg dhe i ka thirrur: "Mos u mërzit babi". Pikërisht në këtë moment, i ati, kur ka parë të birin në pranga dhe kur e ka dëgjuar t'i drejtohet me ato fjalë, ka shpërthyr në lot.

 

Gjykata vendosi burg pa afat për 29 vjeçarin, i cili pas seancës, është shoqëruar nga Policia drejt burgut të Shënkollit, ku do të qëndrojë në dhomat e paraburgimit të këtij institucioni deri në një vendim të dytë të Gjykatës apo deri në përfundim të hetimeve.

Endrit Vejsiu u arrestua në një operacion të koduar “Telekomanda”, pasi në gomën rezervë të automjetit, që drejtonte, iu zbuluan 4 mina me telekomandë dhe 3 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa. Ndalimi i 29-vjeçarit u bë në aksin rrugor MilotLezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, ku në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu, Policia sekuestroi dhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Nga ana tjetër, Policia e Lezhës pavarësisht se pretendon se e ka mbajtur nën survejim 29-vjeçarin nga Tirana, që solli dhe arrestimin e tij në kushtet e flagrancës, nuk ka dhënë asnjë informacion se ku do t’i shiste i riu katër minat me telekomandë apo dhe lëndën narkotike që po transportonte. Vetëm për lëndën narkotike, ai rrezikon nga 5 deri në 10 vite burg, kurse për veprën tjetër të lëndës plasëse mund të marrë një dënim nga 7 deri në 15 heqje lirie.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI