Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu është bërë protagonist i një incidenti në Serbi. Lapsi.al siguron një video, ku deputeti i Lezhës, bashkë me dy miqtë e vet, janë pikasur nga policia serbe duke bërë një gjest provokativ, të paktën kështu e konsiderojnë autoritetet aty. Dy miqtë e Ndreut kanë pozuar për foto me simbolin e shqiponjës me duar, përpara parlamentit të Serbisë. Por menjëherë pas kësaj, policia ka rrethuar makinën e Pjerin Ndreut, derisa mikut të tij i morën celularin për të fshirë foton. Deputeti vetë ka qenë në makinë gjatë gjithë kohës, ndërsa atë çfarë kishin bërë miqtë e tij ia tregoi policia. Për më tepër shihni videon më poshtë dhe debatin anglisht mes shqiptarëve dhe policëve serbë.
©LAPSI.al