Flash

Denoncimi/ Si paguhen nga bosët e inceneratorëve dy TV-të kombëtare

Lapsi.al 3 October 2018
Denoncimi/ Si paguhen nga bosët e inceneratorëve dy TV-të

Dy TV kombëtare, Klan dhe Top Channel jo vetëm që fshehin vjedhjen e madhe të parave publike me koncesionin  178 milionësh për inceneratorin e Tiranës, por ato i bëjnë edhe publicitet këtij skandali. Ky është pak a shumë deenoncimi i dhëndrit të Sali berishës që merret me problemet e mjedisit, Jamarbër Malltezi. Ai ka treguar për farsën e një dëgjese publike që nuk e pasqyruan shumica e mediave të vendit:

"Bashke me dy keshilltare bashkiake te PD qendruam dy ore ne diell me banoret e Sharres dhe Kombinatit per tu perballur me farsen qe e quanin “degjese” ata qe po vjedhin 178 milione euro per 3 djeges plehrash te pakerkuar dhe pacertifikuar.

Qendruam dhe denoncuam vjedhjen me VKM te tokes banoreve per vec 2 stilolapsa, “pronaret” e kompanise qe po vjel fonde publike, etj. U beme zeri i banoreve dhe sqaruesit e tyre qe kur qerratallaret na fiken mikrofonin, banoret prej fjales sone ju ngriten paq atyre qerratallareve te cileve ju deshtoi farsa e titulluar “degjese”. Ne fund  dhjetera banore na falenderuan per sqarimet e qe u beme zeri i tyre me argumente" ka trguar ai.

Por përpos kësaj farse ai ka akuzuar edhe mediat që ishin prezente po nuk u lejuan të transmetojnë asgjë. "Shumica e mediave ishin prezent dhe qendruan permbi dy ore. Xhiruan gjithshka, por vec dy media qendruan “Live” te tjerat nuk guxuan. Edhe TV kombetare ndonese kishin xhiruar gjithshka, ne lajme treguan vec reklamat e kompanise qe po perlan para publike a thua se nuk kishte asgje tjeter, as opozita dhe as banoret. Keto media ka disa muaj qe jane blene paq nga hajnat e 178 milionet e eurove" ka thënë ai.

Në fakt që një vit më parë, kur ky skandal shpërtheu publikisht dhe emisioni "Të paekspozuarit" bëri një investigim për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, në ditët që pasuan edhe Klan edhe Top Channel u përgjigjën me reportazge të zgjeruara se sa mirë po pastroheshin plehrat në Elbasan. Kjo politikë vijon ende dhe këtë ka denoncuar Jamarbër Malltezi.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

Tetori i pazakontë, pak shira dhe jo acar

Nëse zgjoheni në mëngjes dhe shikoni nga dritarja, mos u shqetësoni. Meteorologët thonë se moti gjatë muajit tetor do të jetë me vranësira, por shiu nuk do të m...

21:55

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Viktima është një 40-vjecar. Ai po lëvizte me këmbë kur u godit nga një makinë me targa italiane....

21:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI