Flash

Artan Lame: Mos nxitoni për legalizimet, nuk do iu digjet shtëpia

Lapsi.al 3 October 2018
Artan Lame: Mos nxitoni për legalizimet, nuk do iu digjet shtëpia

Të gjithë qytetarët, të cilët kanë një banesë të ndërtuar para vitit 1991 do të kenë mundësi ta regjistrojnë në çdo kohë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk do të ketë një afat për qytetarët për të bërë regjistrimin.

"Në ditët e para pas hapjes së sporteleve, pra para dy javësh dhe aktualisht në disa prej sporteleve, ende ka dyndje qytetarësh që nuk e kuptojnë mirë. Mendojnë se është me afat kjo punë, mendojnë se ju dogj shtëpia. Nuk ka afat! Pra regjistrimi i banesave është pa afat. Edhe pas 10 vjetësh teorikisht një qytetar që do trokasë në derën e shtetit për të kërkuar regjistrimin do ta bëjë regjistrimin" u shpreh Lame.

Ky shërbim tha Lame do të jetë falas deri në një territor prej 300 metrash. Më pas pjesa tjetër që mund të jetë në oborrin e shtëpisë do të blihet me çmim tregu.

"Kanë vetëm tarifën e shërbimit që është minimale. Prap risi në raport me vendimin e qeverisë ekzistues është fakti që deri në 300 metra terreni është falas. Duket sikur kjo qeveri vazhdon të falë pa fund, por procesi i legalizimeve kishte sensin falas, një premtim që u bë realitet. Në rastin konkret falas bëhet për një arsye tjetër. Kur këta qytetarë e kanë marrë atë 300 metërsh nga shteti në atë kohë, nuk ka sens që shteti pas 50 vjetësh t'i thotë bjerë lekët e tokës. Për këtë arsye deri në 300 metër e kanë falas, mbi 300 metra nëse ka cepa, trekëndësha, rripa toke që nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër apo ai e ka brenda oborrit dhe pranon t'i blejë, do t'i blejë me çmim tregu dhe bëhet pronari i të gjithë atij territori"

Por, Lame kishte një thirrje për qyetarët:

"Të paraqiten në sportelet tona këto 2-3 muajt e parë vetëm ata që e kanë të domosdoshme. Që do të thotë në rast se në rang Republike janë dhjetëra -mijë, përllogariten nga 40-60 mijë shtëpi të para 1991 të paregjistruar, ata që e kanë të domosdoshme ta bëjnë regjistrimin janë disa mijëra. Që do të thotë; ai që do t'i japë bankës për kolateral, ai që do ta shesë shtëpinë, ai që do ikë jashtë shtetit, apo dikush që do t'ia ndajë fëmijëve, ai që do ta shesë sepse do marrë një tjetër, pra që ka arsye të domosdoshme që ta regjistrojë, bujrum hajdeni pranë sporteleve të ALUIZNI-t në gjithë Shqipërinë dhe ne po e presim këtë fluks. Të gjithë të tjerët që nuk i detyron asgjë për momentin le të presin me qetësi që të kalojë kjo valë e parë e qytetarëve të domosdoshme".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI