Flash

Akuzat e PD-së për fshirje të pamjeve filmike, reagon Xhafaj: Zot i çështjes 'Xhisiela' është Prokuroria

Lapsi.al 3 October 2018
Akuzat e PD-së për fshirje të pamjeve filmike, reagon Xhafaj: Zot

Ministria e Brendshe ka reaguar lidhur me akuzat e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për fshirjen e pamjeve filmike të komisariatit të Fushë Krujës, ku duken deputetët Taulant Balla e Rrahman Rraja, si dhe kryebashkiaku Artur Bushi, për t'i bërë presion policisë që të ndalojë arrestimin e Rexhep Rrajës. Përmes një deklarate, MB thotë se PD po deformon faktet dhe po hedh baltë mbi Policinë e Shtetit. Më poshtë deklarata e plotë:

Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.

Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.

Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.

Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.

Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura.

Të këshilluara

Shoqërohet në polici Eni Çobani

Shoqërohet nga policia e Gjirokastrës Eni Çobani, avokatja e njohur që drejton rubrikën "Shihemi në gjyq" tek E diela Shqiptare. Policia e ka thirrur Çobanin pa...

13:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI