Flash

Zëri i Amerikës: Rrëfimi i Xhisielës konfirmon frikën që ajo ka nga djali i deputetit, por ekspertiza nuk lë shteg për dyshime

Lapsi.al 2 October 2018
Zëri i Amerikës: Rrëfimi i Xhisielës konfirmon frikën

Në Shqipëri Gjykata e Krujës rikonfirmoi sot ‘arrestin në burg’ për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

I riu u arrestua të dielën nën akuzën e përndjekjes ndaj 25 vjeçares Xhesiela Maloku. Kjo e fundit kishte bërë kallëzim ndaj tij në muajin korrik, duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokurorisë.

Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte patur një marrëdhënie të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit.

Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli.

Vetë vajza habiti mbrëmë opinionin publik kur në dy intervista, në Televizionin ‘Top Channel’ dhe ‘Tv Klan’ mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithçka nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë. Por në të vërtetë, pohimet e saj të djeshme duket se konfirmojnë pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime.

Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Maloku gjatë intervistave të djeshme, tha se shenjat në trup i përkasin një aksidenti të ndodhur më parë, ndërsa djegiet me cigare, ata i kryenin vetë në trup në moment gjaknxehtësie.

Por ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë asnjë hapësirë për interpretime të tjera, duke qenë se bëhet fjalë për një akt shkencor, ku nuk mund të gabohet në vlerësimin e një shenje të freskët dhune me atë të disa kohëve më parë.

Është pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën./Voa

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI