Flash

Vuçiç pas takimit me Putin: Zgjidhja për çështjen e Kosovës, ende e largët

Lapsi.al 2 October 2018
Vuçiç pas takimit me Putin: Zgjidhja për çështjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në Moskë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende e largët. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, i dyti gjatë këtij viti, të cilin e falënderoi për qëndrimin e vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.

“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të arritur kompromis dhe për të ndihmuar qëndrueshmërinë ndërkombëtare, jemi ende shumë larg nga çdo zgjidhje për problemin e Kosovës”, - tha presidenti serb.

Vetë Putin e ka mbështetur politikën e Serbisë për Kosovën, duke thënë se për Moskën është e pranueshme vetëm një marrëveshje, me të cilën bie dakord edhe Beogradi. Serbia, një aleate tradicionale e Rusisë, synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por ecën në vijën e ngushtë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës, për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

“Serbia, si shtet i pavarur dhe i lirë do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe mendoj se, sot Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që i përmbahet kësaj politike”, - i tha ai presidentit rus.

Një pjesë e madhe e serbëve vlerësojnë qëndrimin kundërshtues të Moskës ndaj Pavarësisë së Kosovës, që u shpall 10 vite më parë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Megjithatë, Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në shkëmbim të afrimit më strukturat europiane.

Presidenti serb, ditë më parë e kishte shpallur të humbur politikën e tij të vënies së kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës. Pas takimit me presidentin rus, ai u tha medieve serbe, që po e ndjekin vizitën e tij në Moskë, se nuk ka çfarë të flasë për një plan të tillë, që sipas tij e kanë hedhur poshtë edhe Bashkimi Europian, edhe shqiptarët, edhe serbët. /TCH

Të këshilluara

Xhisiela i ka mërzitur të gjithë

Nga Astrit Patozi Tashmë kanë folur të gjithë dhe është më e qartë për këdo se çfarë ka ndodhur. Është një tragjedi me tre akte për vajzën jetime nga një fsh...

19:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI