Flash

VIDEO/ Tension në Elbasan, policia përplaset me banorët dhe fëmijët

Lapsi.al 2 October 2018
VIDEO/ Tension në Elbasan, policia përplaset me banorët dhe

Përshkallëzohet situata mes policisë dhe banorëve të fshatit Mengel në Elbasan. Ata po vijojnë protestën e tyre duke bllokuar aksin Elbasan-Librazhd. Ata protestojnë prej disa orësh protesta për hapjen e shkollës në Mengel. Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.

Policia duke u përpjekur që të hapë kalimin e makinave ka formuar një kordon për të penguar banorët dhe nxënësit që të ndalojnë qarkullimin. Nga ana e tyre banorët janë përpjekur që të vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar  këtë aks. Pikërisht në këtë moment, më së shumti gra dhe fëmijë janë konfrontuar me forcat e policisë.

Në video e siguruar nga Lapsi.al dëgjohen britma të banorëve gjatë përplasjes me policinë, ndërkohë ka nga ata që shprehen se janë goditur nga efektivët.

Fëmijët kanë vendosur të marrin ushqim dhe kërkojnë që aty të jetë i pranishëm kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. I pranishëm në protestë është dhe deputeti i PD-së Luciano Boçi i cili po diskuton me policinë.

Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Ata shprehen se nuk duan të shkojnë në Elbasan pasi është shumë larg dhe duan që të hapet shkolla e tyre në fshat.

Më herët ka pasur edhe përplasje mes shoferëve dhe banorëve për shkak se bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.

https://www.youtube.com/watch?v=zqwfcFmgOLY&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

Manipulimi i madh pas skandalit të Xhisielës

Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. ...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI